Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për pandeminë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës, debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.

Kjo është agjenda për seancë e re:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Edhe Nesër seancë e jashtëzakonshme për pandeminë Arbëri Nesër seancë e jashtëzakonshme për pandeminë

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,

Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,

Edhe Sot në Kuvend diskutohet për situatën ekonomike Arbëri Sot në Kuvend diskutohet për situatën ekonomike

Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,

Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. ​