Arbëri

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, lë pas Kroacinë dhe Serbinë
 

Organizata e statistikave “Our World in Data”, publikoi këtë të martë një grafik me të dhënat më të fundit me numrin ditor të vaksinimeve për 100 banorë në disa vende të botës.

Të dhënat i përkasin datës 19 Prill 2021 nga ku Top Channel raporton se, për ritmin e vaksinimit Shqipëria renditet e para me 0.39 vaksinime për 100 banorë, duke lënë pas Kroacinë me 0.37, Serbinë 0.34, Malin e Zi 0.29, Lituaninë 0.24 madje edhe Turqinë me 0.23 e cila e ka nisur vaksinimin shumë kohë përpara Shqipërisë.