Megjithëse Bosnjë-Hercegovina ka një prej shkallëve më të ulëta të vaksinimit në Evropë, të burgosurit dhe të burgosurat në këtë shtet të Ballkanit ia kanë dalë të befasojnë të gjithë, duke dalë kampionë të vaksinimit. Më shumë se tetëdhjetë për qind e popullatës në 13 burgjet e vendit kanë marrë së paku nga një dozë vaksine dhe kjo shifër po vazhdon të ngrihet.
Në shkallë vendi as një e treta e popullsisë së rritur nuk është vaksinuar, megjithëse dozat nuk mungojnë.
Shumica e shteteve të Ballkanit kishin pasur telashe që të siguronin vaksina në fillim të vitit, por Bosnja tani ka stok të mjaftueshëm. Në burgun e Zenicës 90 për qind e personelit është vaksinuar, derisa mbi 60 për qind e të burgosurve tashmë kanë marrë nga dy doza. Prej fillimit të pandemisë asnjë shpërthim masiv pandemie nuk është regjistruar në sistemin boshnjak të burgjeve. Derisa vendi në përgjithësi ka regjistruar 287 mijë raste dhe më shumë se 13 mijë vdekje.
-
Kroatët kundërshtojnë mbylljen dhe vaksinimin
-
Liderëve nuk u ngutet, derisa virusi po shpërthen në Evropën Lindore
- Pa më shumë vaksinim, Kosovën e presin valë të reja të COVID-it
-
Vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit
-
Shumica e të burgosurve janë vaksinuar, ka ankesa për trajtim jo të duhur në pandemi