Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Prishtinës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 26 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në 24 orët e fundit në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku.
SHSKUK-ja po ashtu ka bërë të ditur se për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë kanë marrë trajtim mjekësor 240 persona.
“Si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku, 26 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit. Përveç tyre, për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, në këtë klinikë morën tretman edhe 240 persona tjerë, sipas raportit të punës. Nga ta, 66 pacientë u trajtuan në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), 49 pacientë u regjistruan si raste kirurgjike, 68 u mjekuan në Dhomën e Shërbimit Internistik dhe 61 në Dhomën e Shërbimit Ortopedik”, thuhet në njoftim.
-
Klinika Emergjente gjatë vitit 2022 trajtoi mesatarisht 253 pacientë në ditë
-
Mbi 240 pacientë morën shërbime shëndetësore në Emergjencë për 24 orë
-
Mbingarkohet Klinika Emergjente në QKUK
-
Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, një prej shtatë të lënduarve dërgohet në QKUK