Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mbetet klinika më e mbingarkuar në tërë sistemin shëndetësor në Kosovës.
Bazuar në raportin 2-javor të kësaj klinike, ka pasur 3,790 raste që kanë marrë trajtim spitalor, në shërbime të ndryshme, reanimim, degët, internistike, kirurgjike, ortopedike, përfshirë edhe aksidentet në trafik, rastet e plagosjeve dhe të tjera.
Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 66 operacione të ndryshme kirurgjike.
Klinika Emergjente ka apeluar tek qytetarët që të mos shkojnë direkt në Emergjencë për çfarëdo rasti.
“Klinika Emergjente apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë sistemin e referimit, fillimisht të lajmërohen tek mjeku familjar, e pastaj tek spitali i përgjithshëm më i afërt, kurse në QKUK të drejtohen vetëm në raste emergjente”, thuhet në njoftimin e SHSKUK.
-
Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë në QKUK
-
Klinika Emergjente gjatë vitit 2022 trajtoi mesatarisht 253 pacientë në ditë
-
Mbi 240 pacientë morën shërbime shëndetësore në Emergjencë për 24 orë
-
26 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan ndihmë në Emergjencën e QKUK-së
-
Emergjenca me staf të reduktuar - thërret pacientët të drejtohen vetëm në raste urgjente