Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Forca policore janë parë në hyrje të objektit, ndërsa ende s’janë bërë të ditura detajet.
Ndërkaq aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka thënë se detajet do të jepen pas aksionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë ai.