Policia e Kosovës të mërkurën ka vazhduar aksionin e nisur muaj më parë nën dyshime për keqpërdorime në subvencione në bujqësi. Aksioni policor tashmë ka nisur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku në muajin shkurt u arrestuan zyrtarë të shumtë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.
Në aksionin e asaj kohe ishin sekuestruar edhe vetura e ishin gjetur valixhe me para.
Siç ka mësuar KOHA, aksioni do të zhvillohet pos në AZHB edhe nëpër komuna të Kosovës.
Aksioni i sotëm është nisur bazuar në provat që janë nxjerrë nga telefonat e sekuestruar muaj më parë të zyrtarëve të arrestuar e që flasin për afera korrupsioni e ryshfet për ndarje subvencionesh.
Pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve.
Lajmi i fundit- Policia sërish me aksion në Agjencinë për Zhvillim të BujqësisëLajmi i fundit- Policia sërish me aksion në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë
Posted by Interaktiv - KTV on Wednesday, June 30, 2021