Partitë politike po vazhdojnë tubimet e mëdha në kundërshtim me rregullat anti-COVID.
PDK-ja ka thyer sërish këto rregulla, që parashohin tubimin e 30 personave maksimumi në hapësira të mbyllura.
Sot në Ferizaj, bazuar në një foto që ka siguruar KOHA, PDK-ja ka mbledhur me qindra veta në një sallë të dasmave.
PDK-ja edhe ditëve të shkuara ka organizuar tubime të mëdha.
Deri më tash, vetëm Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka njoftuar për ndarje të gjobave për partitë që kanë shkelur masat anti-COVID.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në Ferizaj shqipton nëntë gjoba ndaj partive që shkelën masat anti-COVID
-
Partitë – shembull i keq i mosrespektimit të masave anti-COVID
- Ahengjet familjare dhe tubimet partiake po i bëjnë shërbim pandemisë
-
Gjobiten 98 qytetarë në Ferizaj për mosrespektim të masave antiCovid
-
Policia në Ferizaj shqipton 344 gjoba dhe 106 vërejtje për mosrespektim të masave anti-COVID