Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë tubimet në kundërshtim me masat anti-COVID, PDK-ja mbledh qindra veta në Ferizaj

Partitë politike po vazhdojnë tubimet e mëdha në kundërshtim me rregullat anti-COVID.

PDK-ja ka thyer sërish këto rregulla, që parashohin tubimin e 30 personave maksimumi në hapësira të mbyllura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sot në Ferizaj, bazuar në një foto që ka siguruar KOHA, PDK-ja ka mbledhur me qindra veta në një sallë të dasmave.

PDK-ja edhe ditëve të shkuara ka organizuar tubime të mëdha.

Deri më tash, vetëm Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka njoftuar për ndarje të gjobave për partitë që kanë shkelur masat anti-COVID.