1 perditesime
Arbëri

Pas AAK-së, edhe Nisma ankohet në PZAP për moscertifikim

Pas AAK-së, edhe Nisma ankohet në PZAP për moscertifikim
Foto: KOHA
17:41

Pas AAK-së, edhe Nisma ankohet në PZAP për moscertifikim

Nisma është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të moscertifikimit të subjektit dhe kandidatëve të tyre për deputetë.

Përmes një njoftimi, Nisma thotë se i kishin plotësuar të gjitha kriteret për certifikim sipas afateve dhe procedurave të parapara.

“Ne presim që PZAP të përmirësojë këtë vendim të gabuar të KQZ-së dhe të pranojë kërkesën tonë për certifikim të subjektit dhe të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e Nismes.

Ankesën e Nismes e ka konfirmuar për KOHËN edhe Mul Desku nga PZAP-ja.

“Nisma Socialdemokrate-NISMA, Për shkak mos certifikimit të subjektit dhe kandidatëve për deputetë nga ky subjekt politik”, thuhet në njoftimin e tij.

Afati për ankesa në PZAP është 24 orë pas vendimit të KQZ-së për moscertifikim të subjekteve dhe të listave të tyre. Sipas kësaj, i bie që afati të përfundojë në orën 20:30.

16:37

AAK-ja ankohet në PZAP për moscertifikim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Këtë ia ka thënë KOHËS Mul Desku nga PZAP, duke thënë se deri në këto momente, pesë parti, përfshirë edhe AAK-në, kanë dorëzuar ankesat e tyre.

“AAK është ankuar për shkak moscertifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik”, është thënë nga PZAP-ja.

Jane ë edhe katër subjekte tjera që kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP.

"1. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) - Për shkak të moscertifikimit të Listës së kandidatëve për deputetë nga ky subjekt politik, për arsye se njëri nga kandidatët ka qenë i dënuar për vepër penale. 2. Partia e Ashkalive për Integrim - Ka sjellë tri apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe një në emër të kandidatit Qazim Rrahmani për shkak të moscertifikimit të tij në listë për pjesëmarrje në zgjedhje. 3. PREBK - kandidati për deputet Muhamet Ali Mergjullar, për shkak të moscertifikimit të tij për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurti 2021 nga ana e KQZ-së. 4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak të pjesëmarrjes së një kandidate shqiptare në listën e subjektit te saj", thuhet në njoftimin e PZAP-së.