Arbëri

Aktivistët e PSD-së vendosin portretin e Kurtit në kontejner

 

Partia Socialdemokrate ka nisur një aksion te Katedralja “Nëna Terezë”.

Forca të policisë janë parë në aktivitetin i cili po mbahet nga PSD-ja. Ende nuk dihet se cili është qëllimi i këtij aktiviteti, por aktivistët e kësaj partie kanë mbajtur në duar një pankartë me fytyrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku shkruhet “recycle Bin” apo ndryshe “shporta e riciklimit”.