Partia Socialdemokrate të enjten ka mbajtur aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ata kanë vendosur një baner në të cilin me shkronja të mëdha kanë shkruar: “NËN HETIM - secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekte të hetimit nga Byroja e Partisë”.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja
-
Miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë
-
Qeveria për herë të tretë miraton projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë
-
Miratohet Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
-
Opozita e quan lojë elektorale miratimin e Ligjit për Byronë nga Qeveria