Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion te objekti i Qeverisë me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Ata vendosën pankarta me citatet e kreut të Qeverisë, Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
“Me Qeverinë e re do të krijohet mundësia për të pasur drejtësi për Astritin, sepse kjo është drejtësi për shtetin tonë, për popullin tonë, për qytetarët e Republikës, me qenë se pa drejtësinë për Astritin edhe shteti i së drejtës në vendin tonë ngelet shumë i mangët”, kanë cituar aktivistët e PSD-së kryeministrin Kurti , deklaratë të cilën e kishte thënë në 2019-n./EO/
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Prokuroria e ka mbështetjen e Qeverisë për zbardhjen e rastit të Deharit
-
Kurti bashkë me ministra insistojnë se Dehari u vra në burg
-
Kurti: Astrit Dehari është aktivist që nuk shuhet kurrë
-
Kurti: S’mund të jemi të qetë pa drejtësinë për Astritin
-
Kurti: Aktivistët e VV-së u dënuan me burg për statuse, të shohim si do të veprojë drejtësia për sulmin ndaj Mehanit