Partia Socialdemokrate ka nisur një aksion te Katedralja “Nëna Terezë”.
Forca të policisë janë parë në aktivitetin i cili po mbahet nga PSD-ja. Ende nuk dihet se cili është qëllimi i këtij aktiviteti, por aktivistët e kësaj partie kanë mbajtur në duar një pankartë me fytyrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku shkruhet “recycle Bin” apo ndryshe “shporta e riciklimit”.
Aktivistë të PSD-së kanë vendosur portretin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti në kontejner pranë rrugës “Xhorxh Bush”.
Drilon Pireva, aktivistë i kësaj partie e ka quajtur riciklim politikën e Vetëvendosjes, duke thënë se paralajmërimi i Kurtit për ndryshim nuk është i vërtetë.

-
PSD-ja aksion para Qeverisë, i vendos zotimet e krerëve të VV-së
-
PSD-ja “anëtarëson” Hamzën e Abdixhikun në VV
-
Kurti kërkon votën në Drenicë mes hedhjes së mjeteve piroteknike
-
“Nën hetim nga Byroja e partisë”, PSD-ja aksion para Kuvendit
-
PSD-ja i kërkon Kurtit që t’i largojë “konservatorët” prej partisë