SHSKUK-ja ka pranuar një donacion me paisje mjekësore nga OBSH-ja dhe Gjermania me vlerë 2.15 milionë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka falënderuar për bashkëpunim dhe për donacionin e radhës qeverinë gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky donacion dhe bashkpunim përmban shumë paisje vlera e të cilit është 2.15 milionë euro, e gjithë kjo në fokus për luftën ndaj pandemisë Covid-19”, ka thënë Zemaj.
Ai ka shtuar se pa këtë bashkëpunim nuk do të mund ta menaxhonin situatën me pandeminë.
Ai ka insistuar sërish se Kosova është ndër vendet që renditet më së miri në rajon dhe Evropë për situatën me pandeminë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorg Rohde, ka thënë se ky donacion është për ta ndihmuar Kosovën për ta kaluar stuatën me pandeminë.
Ai ka treguar se janë ndarë 5 milionë euro për ta mbështetur pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Rohde ka bërë apel që të respektohen masat ant-COVID.