Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të mërkurën se qeveria gjermane ka ndarë donacion prej 405 mijë eurosh për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Donacionin e Gjermanisë e dhuroi nënkoloneli Franz-Josef Nolte, i cili u prit në takim nga Mehaj.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku së bashku me kolonel Cakajn, nënshkruam Marrëveshjen për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ministrit Mehaj në Facebook.
Në fund, Mehaj falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e përhershme që i jep FSK-së.
-
Arrijnë automjetet gjermane për FSK-në
-
Gjermania ndan një milion euro për FSK-në
-
Ministria e Mbrojtjes me marrëveshje afër 8 milionë eurosh me Gjermaninë për pajisje të ndryshme
-
Gjermania premton rritje të bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë
-
Për çka shërbejnë kamionët ushtarakë të dhuruar nga Gjermania për FSK-në?