Republika Federale e Gjermanisë i ka dhuruar automjete ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të enjten me vlerë 3 milionë euro. Ceremonia u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa FSK-ja pranoi pesë kamionë, ndërsa 10 të tjerë janë blerë me mjete të buxhetit të shtetit.
Në këtë ceremoni të pranim-dorëzimit të donacionit nga Gjermania, kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Ambasadori gjerman ka thënë se vlera e pesë automjeteve të dhuruara është rreth 3 milionë euro. Ka bërë të ditur se FSK-ja ka blerë edhe 10 të tjerë me mjete të veta.
Në buxhetin e Kosovës për vitin 2024, të miratuar fundin e vitit të kaluar, Ministrisë së Mbrojtjes i është ndarë buxhet në vlerë prej 153 milionë eurosh.
Kosova ka bërë kërkesë edhe për blerjen e raketave “Javelin” nga SHBA-ja në vlerë prej 75 milionë eurove.
-
Gjermania premton rritje të bashkëpunimit me Kosovën në fushën e sigurisë
-
Për çka shërbejnë kamionët ushtarakë të dhuruar nga Gjermania për FSK-në?
-
Gjermania i dhuron automjete FSK-së
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
FSK-ja së shpejti do të pajisjet me armë antitank nga Gjermania







