Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse Kosova provon të anëtarësohet në cilëndo organizata ndërkombëtare do ta presin befasi.
Sipas tij, pala kosovare nuk i lexon marrëveshjet që vet i nënshkruan.
“Nëse nuk e respektojnë edhe marrëveshjen e Brukselit, atëherë i pret një befasi. Ata e dinë se kur e them unë këtë e kam vërtetë. Unë jam gjithmonë njeri i përpiktë, nuk bëj bllof. Nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, do ta presin disa befasi, ata e dinë këtë”, ka thënë ai në një intervistë për TV Happy.
Vuçiq ka shtuar se nuk është i interesuar për konflikt të ngrirë.
“Konflikti i ngrirë nënkupton të pritet që ndonjëri ta nxjerrë i pari shpatën, unë nuk do të doja që fëmijët e mi të shkojnë në luftë. Ai ka të drejtë ta thotë mendimin e vet, e ne duam të luftojmë të fitojmë më tepër se asgjë. Nuk duhet të na futet gjak në tru, duhet të jemi real, njerëzit duhet të dinë se cilat janë rreziqet e konfliktit të ngrirë”, ka thënë ai.
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Vuçiq-Lajçakut: Serbia e gatshme t’i respektojë nënshkrimet dhe dakordimet
-
Vuçiq: Po shtiren të befasuar nga propozimi evropian, por unë personalisht ua lexova atë në Kuvend
-
Vuçiq: Nëse Kosova pranohet në organizata ndërkombëtare, Serbia do të befasojë me përgjigjen