Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur, siç thotë kjo parti, me abuzimin me furnizim me oksigjen medicinal për spitalet e Kosovës.
Furnizimi me oksigjen ka qenë problem që nga fillimi i pandemisë.
Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka thënë se kallëzimin penal e kanë dorëzuar shkaku që nuk kanë marrë përgjigje nga Institucionet, as nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe u.d. drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Uka ka thënë se ata kanë rrezikuar shëndetin e qytetarëve, pasi njëherë kanë deklaruar se ka mjaftueshëm oksigjen ndërsa më vonë qytetarët janë detyruar të blejnë atë.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në kallëzimin penal kanë përfshirë edhe çmimet e larta dhe terapinë për trajtimin e COVID-19 që qytetarëve u ka kushtuar mijëra euro.
Edhe
VV-ja dorëzon të enjten kallëzim penal për "abuzim me oksigjen në spitale"
Uka këtë e ka quajtur skandaloze dhe ka thënë se kjo ka qenë mënyra e vetme që përgjegjësit të japin përgjegjësi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të martën në raportimin para Komisionit për Shëndetësi, ka pranuar se kanë pasur problem me furnizim me oksigjen, porse sipas tij, ky problem tashmë është tejkaluar.
-
Bombolat e oksigjenit mund të blihen edhe online, LVV-ja dorëzon kallëzim penal
-
VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Likajt dhe dy zyrtarëve të MASH-it
-
Haziri: Zemaj ka obliguar Spitalet Rajonale të furnizohen me oksigjen nga kompani të palicencuara
-
SHSKUK: Për shkak të rritjes së pacientëve të spitalizuar është rritur kërkesa për furnizim me oksigjen