Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe, me rastin e Ditës Kombëtare.
Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 14 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 27 prill të vitit 2010.
Me këtë rast, Ministrja e Jashtme ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo