Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Republikës së Letonisë për Ditën e Pavarësisë.
Në urimin e kryediplomates Haradinaj-Stublla, drejtuar popullit të këtij shteti, theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral dhe diplomatik me Republikën e Letonisë.
Pavarësia e Republikës së Kosovës është pranuar nga Republika e Letonisë më 20 shkurt 2008, ndërsa të dyja shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën më 11 qershor 2008.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe për Ditën Kombëtare
-
Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Barbadosit për Ditën e Pavarësisë
-
Izraeli: E dashur Kosovë, urime Ditën e Pavarësisë
-
Letonia pret bashkëpunim në avancimin e marrëdhënieve me Kosovën
-
Kosova e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmeteve të fundit