Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj–Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Emirateve të Bashkuara Arabe, me rastin e Ditës Kombëtare.
Ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 14 tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 27 prill të vitit 2010.
Me këtë rast, Ministrja e Jashtme ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova e përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bahreinit
-
Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Barbadosit për Ditën e Pavarësisë
-
Ministrja Haradinaj-Stublla i uroi Letonisë Ditën e Pavarësisë
-
Ministrja Haradinaj ia uron Bregut të Fildishtë ditën e pavarësisë
-
Izraeli: E dashur Kosovë, urime Ditën e Pavarësisë