Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave anti-Covid

Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njofton se ka kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Kryeministri Hoti, në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor, kërkoi përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19 sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo