Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka mbajtur një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në këtë takim, IKSHPK-ja ka rekomanduar rigorozitet të masave, bazuar në rritjen e rasteve pozitive me koronavirus gjatë ditëve të fundit.
Përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit, thuhet se Hoti ka kërkuar respektim të shtuar të masave dhe mbikëqyrje në përpikëri nga institucionet gjegjëse.
“Në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit për 7.7 %, me trend të rritjes në tri ditët e fundit të kësaj jave nga 320 raste në 422 raste në mesatare këtë javë (24,1%)”, thuhet tutje.
Në fakt, rritja e rasteve vjen pas një fushatë të partive politike, ku çdo ditë janë kritikuar e disa edhe dënuar, për grumbullim të qytetarëve.
Në ambiente të brendshme, tuboheshin deri në 300-400 veta, ndonëse sipas rekomandimeve nuk lejoheshin më shumë se 30.
-
S’ka masa të reja anti-COVID, Qeveria numëron “sukseset” në ditën me shifra rekorde në vitin 2021
-
Kosova pret rritje të rasteve me COVID-19
-
Hoti: Së shpejti masat shtesë në luftimin e koronavirusit
-
Hoti: Situata me COVID-19 është e rëndë, jemi të detyruar t’i mbajmë masat
-
Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave anti-Covid