Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është angazhuar dhe është në komunikim me përfaqësuesit e partive politike që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend. ai tutje në takim i informoi në hollësi me masat e reja anti-Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media Komuniteti i biznesit ka ofruar mbështetje për masat e reja anti-Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021.
Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19.
-
Hoti: Buxheti për vitin 2021 siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve
-
Hoti: Secili deputet duhet të jetë në seancë dhe ta votojë buxhetin
-
Hoti kontakton grupet parlamentare, diskuton për buxhetin
-
Hoti: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses, Kuvendi të mos shpërbëhet pa u votuar buxheti
-
Të mërkurën pritet të hyjnë në fuqi masa të reja anti-Covid