Qeveria e Kosovës ka njoftuar për masa të reja anti-COVID të cilat do të merren nga dita e mërkure.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit në një takim të mbajtur sot me komunitetin e biznesit.
Siç thuhet në komuikatë Hoti e ka njoftuar komunitetin për masat e reja anti-COVID të cilat pritet të miratohen dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi sot një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informoi në hollësi me masat e reja anti Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020”, thuhet në komunikatë.
Koha është duke pritur përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për të kuptuar se për çfarë masash bëhet fjalë.