Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Buxheti për vitin 2021 siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti për vitin 2021, që është miratuar sot në Kuvend, siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për luftimin e pandemisë, përfshirë këtu edhe blerjen e vaksinave anti-Covid me vlerë 40 milionë euro.

“Miratohet buxheti për vitin 2021, i cili siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve, financim të duhur për shëndetësi për luftimin e pandemisë, përfshirë blerjen e vaksinave anti-Covid me 40 milionë euro. Buxheti siguron financim të rregullt të arsimit, drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit, financimin e rregullt të skemave sociale dhe pensionale, financimin e projekteve kapitale, financimin e rregullt të buxhetit të komunave. Buxheti siguron zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes për 2021, si dhe kontribuon në kultivimin e partneritetit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me partnerët tjerë zhvillimor të Kosovës që ka munguar në vitet e fundit”, ka shkruar Hoti në Facebook.