Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur optimist se së shpejti do të dërgohet në Kuvend buxheti për vitin 2021.
Këto ai i tha gjatë miratimit të planeve të menaxhimit të aseteve të trashëgimisë kulturore, atij për Qendrën Historike dhe për Kalanë e Prizrenit.
Ai është shprehur i sigurt se buxheti së shpejti do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se vendi është në situatë specifike politike, porse është shprehur optimist se së shpejti do ta dërgojnë në Kuvend buxhetin për vitin 2021.
“Jemi duke i zhvilluar disa konsultime (për buxhetin), shpresojmë që i kryejmë shpejt dhe e dërgojmë në Kuvend, siç e kemi dërguar edhe Ligjin për Rimëkëmbje”, tha ai.
I pyetur se si ndjehet Qeveria pasi nuk po ka vota që të kalojë ligjet, Hoti tha se ndodhen në një situatë specifike.
Edhe
Hoti: Buxheti për vitin 2021 siguron stabilitet për funksionimin e institucioneve
“Jemi në një situatë vërtetë specifike politike, besoj se do ta tejkalojmë së shpejti”, tha ai.
Ai ka shtuar se do të vazhdojnë konsultimet për zgjidhjen e çështjes së postit të presidentit.
Në parim Projektbuxheti për vitin 2021 nuk ka kaluar në Komisionin për Buxhet dhe Transfere./KSP
-
Hoti: Secili deputet duhet të jetë në seancë dhe ta votojë buxhetin
-
Hoti kontakton grupet parlamentare, diskuton për buxhetin
-
Hoti: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses, Kuvendi të mos shpërbëhet pa u votuar buxheti
-
Hoti thotë se po angazhohet që Kuvendi të mos shpërndahet pa miratimin e buxhetit 2021