Arbëri

Sipas RTK-së, LDK e fshehu letrën e ish-gjyqtarit të EULEX-it që e akuzonte misionin për montim procesesh kundër UÇK-së

Sipas RTK-së, LDK e fshehu letrën e ish-gjyqtarit të EULEX-it që e akuzonte misionin për montim procesesh kundër UÇK-së
 

Ka nisur dhe ka përfunduar me përplasje të ashpëra mes deputetëve mbledhja lidhur me letrën e një ish-gjyqëtari ndërkombëtar drejtuar Komisionit për Legjislacion ku ai bën thirrje të hetohen një mori shkeljesh të brendshme në EULEX.

Letra e bërë publike nga RTK-ja para disa ditësh, kishte arritur në zyrat e këtij Komisioni, përkatësisht në adresën e kryetarit të saj, deputetit nga LDK-ja, Shkëmbë Manaj në mesin e verës, por ai nuk i kishte informuar kolegët për ekzistencën e saj.