Arbëri

Subjekt i hetimeve të Task-Forcës kanë qenë edhe tre tenderë të Agim Veliut

Hetuesit e Task-Forcës kundërkorrupsion kishin iniciuar hetim preliminar për tre tenderë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të nënshkruar nga ministri Agim Veliu. Këto veprime i kishin ndërmarrë në koordinim me një prokuror të Prokurorisë Speciale.

KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për një tender të rregullt, në vlerë prej 1 milion e 400 mijë eurosh dhe dy të negociuar nga 300 mijë euro secili. Tretë kanë të bëjnë me targat. Sipas burimeve, dokumentet prej Ministrisë së Brendshme, të lidhura me to, ishin kërkuar para rreth një muaji e gjysmë.

Madje për një gjë të tillë, deri më tani janë intervistuar 10 persona. Lidhur me këtë çështje, televizioni ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Përmes telefonit, ai ka mohuar lidhjen e hetimit të tenderëve të MPB-së me shuarjen e task-forcës.

Shuarja e Task Forcës kundër Korrupsionit ka përplasur në distancë partnerët e koalicionit qeverisës.

Pesë ditë nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për shfuqizimin e vendimit për funksionalizimin e këtij departamenti në kuadër të Policisë së Kosovës, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vetëm 15 minuta nga postimi i Haradinajt, ka reaguar kryeministri Avdullah Hoti. Në Facebook, Hoti ka shkruar se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi.

Kryeministrit Hoti i është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e taskforcës kundër korrupsionit është kritikuar edhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Kosovë e shoqëria civile.