Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

24 të vdekur e 890 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 24 persona e janë regjistruar 890 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 10,614 personave të dyshuar për koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 152.169, ndërsa i të vdekurve në 2629. 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,712 qytetarë duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 123,852.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 26,688.

Sipas të dhënave të MSH-së, në 24 orët e fundit një i vdekur është i moshës 0-9 vjet, një i moshës 30-39 vjet, dy të moshës 50-59 vjet, 10 të moshës 60-69 vjet, shtatë të moshës 70-79 vjet e tre të moshës mbi 80 vjet.

Tre të të vdekur janë nga Prizreni e Suhareka, nga dy janë nga Gjilani, Gjakova, Lipjani e Rahoveci dhe nga një në Kamenicë, Vushtrri, Mitrovicë, Pejë, De[an, Podujevë, Viti, Prishtinë, Fushë-Kosovë e Drenas.

Ndërkohë për raste të reja pozitive prin grupmosha 30-39 vjet me 181 raste, pasuar nga ajo 40-49 vjet me 154 raste, e 50-59 vjet me 140 raste. Grupmosha 20-29 vjet i ka regjistruar 130 raste, ndërsa ajo 0 deri 9 vjet 26 rsate.

Edhe Një i vdekur e 1332 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Arbëri Një i vdekur e 1332 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sa i përket vaksinimit, deri më tani janë administruar 922,623 doza të vaksinës, ndërkohë që 307,467 qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat.

MSH-ja ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit, janë dhënë 19,526 doza të vaksinës kundër COVID-19.