Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga testimi i 1519 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 3.02 për qind.

Për rastin e vdekjes bëhet fjalë për një grua të grupmoshës 60-69 vjet nga Prishtina.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 3118.

Ndërkohë nga rastet e reja më së shumti janë regjistruar në Prishtinë, 17 sosh, pasuar nga gjashtë në Suharekë e nga 4 në Pejë, Fushë-Kosovë, Gjilan e Mitrovicë.

Numri total i rasteve të infeksionit që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 226.625.

Edhe Një i vdekur e 1332 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Arbëri Një i vdekur e 1332 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë shëruar 187 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 222.371.

Numri i rasteve aktive është 1136.

Ndërkohë sa i përket vaksinimit në 24 orët e fundit janë dhënë 190 doza të vaksinë anti-COVID. Numri total i dozave të administruara është 1.815.707.