Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy të vdekur nga COVID-19 të enjten në Kosovë

Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 32 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 902 persona, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 3.54 për qind.

Të vdekurit janë të moshës mbi 80-vjeçare. Një grua nga Podujeva dhe një burrë nga Novobërda. Numri total i të vdekurve ka arritur në 3134.

Ndërkohë nga 32 rastet e reja pozitive, gjashtë janë regjistruar në Prishtinë, katër në Gjilan, e dy në Ferizaj ndër të tjera. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 227.471.

Ndërkohë janë shëruar 31 qytetarë, duke arritur shifrën totale të shëruarve në 223.746. Janë 591 raste aktive.

Edhe Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Arbëri Dy të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë administruar 278 doza të vaksinës anti-COVID. Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.822.098.

Me dy doza janë vaksinuar 820.402 qytetarë. Ndërsa me tri doza 100.056.