Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

2.390 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2390 raste pozitive me koronavirus nga testimi i 10.336 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit ka arritur në 23.12 për qind.

Numri total i rasteve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 204.345. 

Më së tepërmi raste të reja janë regjistruar në Prishtinë, 566 sosh. Pasuar nga Peja 325 sosh dhe Ferizaj 174.

Në grupmoshën 30-39 vjeç janë regjistruar më së tepërmi raste të reja 426, pasuar nga ajo 40-49 me 378 raste, e ajo 20-29 me 357 raste të reja. Në grupmoshën 10-19 vjeç janë regjistruar 351 raste, ndërsa në atë 0 deri 9 vjeç janë regjistruar 129 raste.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19. Numri total i të vdekurve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 3012.  

Edhe 363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Arbëri 363 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1291 qytetarë, duke arritur në total numrin e të shëruarve në 166.282.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2556 doza të vaksinës anti-COVID.