Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

34 raste me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 34 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 991 mostrave. 

Numri i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 227.265 mijë. 

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet. Nga fillimi i pandemisë 3130 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. 

Ndërkohë janë shëruar 18 persona. Shifra totale e të shëruarve ka arritur në 223.469. Janë 666 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 279 doza të vaksinës anti-COVID.

Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.820.637.

Artikuj të ngjashëm