Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

21 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 94 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet, ndërsa janë shëruar 37 qytetarë.

Numri total i rasteve aktive është 215, ndërsa 10 janë të hospitalizuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273 mijë e 223 raste pozitive me COVID-19. 3211 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-it, ndërsa janë shëruar 267 mijë e 797 qytetarë.

Artikuj të ngjashëm