Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

11 raste me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa një prej tyre është hospitalizuar.

Rastet e reja janë nga testimi i 90 mostrave.

Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 12 qytetarë, ndërsa në total janë 65 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 272.400 raste me COVID-19, ndërsa 3202 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 269.133 qytetarë.

Artikuj të ngjashëm