Arbëri

​Osmani ndan rrugët me LDK-në, e lë hapur bashkëpunimin me LVV-në

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka folur për marrëdhënien e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës. E pyetur nëse ajo do ta mbështesë LDK-në në zgjedhjet e radhës, ajo ka thënë se “përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i 20 qershorit për të më përjashtuar. Besoj që aty ka përfunduar gjithçka”.

Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.