Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka folur për marrëdhënien e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës. E pyetur nëse ajo do ta mbështesë LDK-në në zgjedhjet e radhës, ajo ka thënë se “përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i 20 qershorit për të më përjashtuar. Besoj që aty ka përfunduar gjithçka”.
Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
“Natyrisht që po, përgjigja konkrete e saj është vendimi i tyre i 20 qershorit për t’më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, tha ajo.
Kryeparlamentarja Osmani, pasi morri pjesë në një aktivitet të hënën për ndihmën juridike falas, para gazetarëve tha se ky bashkëpunim do të konkretizohet më vonë.
“Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, e se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.
Disa muaj më parë Vjosa Osmani është shkarkuar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK- së dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, pasi, siç u tha nga Kryesia e Partisë nuk kishin qëndrime të njëjta. / KsP
-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së
-
Përfundon takimi i Osmanit me liderët politikë, Kurti s’deklarohet
-
Rruga e Osmanit nga kundërshtimet në LDK deri te synimi i Presidencës
-
Nga koalicioni me VV-në, Osmani synon postin e presidentes së shtetit ose të kryetares së Kuvendit
-
Osmani në zgjedhje pritet të bëhet bashkë me VV-në, s’dihet forma e bashkëpunimit