Qeveria e Malajzisë do t’i dërgojë ndihmë anti-COVID Kosovës, një donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se donacioni do të arrijë ditëve në vijim, ndërsa njoftoi se kjo ndihmë vjen pas bisedës me homologun Hishammuddin Tun Hussein, që kishte zhvilluar më 6 korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.