Qeveria e Malajzisë do t’i dërgojë ndihmë anti-COVID Kosovës, një donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se donacioni do të arrijë ditëve në vijim, ndërsa njoftoi se kjo ndihmë vjen pas bisedës me homologun Hishammuddin Tun Hussein, që kishte zhvilluar më 6 korrik.
“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministrja Haradinaj-Stublla bisedoi rreth bashkëpunimit me homologun nga Malajzia
-
Mali i Zi dhuron vaksina anti-COVID për FSK-në
-
QKUK pranon donacion 38,000 maska e 15,500 rroba mbrojtëse nga Zyra e KB-së
-
Gjermania ndihmon Kosovën dhe Malin e Zi në luftën kundër pandemisë
-
Japonia ndihmon Kosovën në luftën kundër COVID-19