Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një bisedë virtuale me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin, Tun Hussein.
Ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash.
“U dakorduam me z. Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Malajzia i dërgon Kosovës 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza donacion
-
Gërvalla e homologu turk diskutojnë për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë
-
Haradinaj-Stublla: Është mirë që Serbia të dëgjojë thirrjet e përsëritura të Washingtonit për njohje reciproke
-
Haradinaj-Stublla takon homologun italian, diskutohet thellimi i bashkëpunimit
-
Kosova e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmeteve të fundit