Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Mali i Zi ka dhuruar 400 doza të vaksinës anti-COVID për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Donacioni u nënshkrua nga ministri Mehaj dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez. Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Olivera Injac. Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.