Arbëri

Hoti sot mban takim virtual me kryetarët e komunave për masat e reja kundër pandemisë

 

Në orën 13:00, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë takim virtual me kryetarët e komunave, ka bërë të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Temë e takimit pritet të jetë shqyrtimi i masave të reja për luftimin e pandemisë COVID-19.