Shtatë skuadrat e fundit që do ta sigurojnë biletën për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve do të përcaktohen të martën dhe të mërkurën.
Të martën zhvillohen tri përballje, ndërsa të mërkurën janë në program katër ndeshje të kthimit të plejofit.
Vëmendja, megjithatë, do të jetë e përqendruar sidomos në Francë, aty ku Vedat Muriqi dhe Fenerbahçe do të luajnë ndeshjen vendimtare ndaj Lyonit.
Fenerbahçe dhe Lyoni barazuan 1:1 në ndeshjen e parë në Stamboll, rezultat që e la gjithçka të hapur për duelin e kthimit.
Pas barazimit në Stamboll, gjithçka do të vendoset në Lyon.
Edhe
Muriqi e Mallorca në prag të rënies nga La Liga
Lyoni të mërkurën nga ora 21:00 e pret Fenerin.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, ishte startues në duelin e parë në Stamboll. Muriqi të shtunën luajti nga minuta e parë edhe ndaj Konyasporit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Turqisë.
Ai shënoi gol dhe bëri një asistim në fitoren 4:2 të Fenerit.
Fenerbahçe nuk ka luajtur në Champions që nga dhjetori i vitit 2008.
Feneri nisi prej raundit të dytë kualifikues të Championsit. Fillimisht e eliminoi Gornik Zabrzen e Polonisë e më pas Sturm Grazin e Austrisë.
Edhe
Muriqi e shënon golin e 22-të të edicionit në La Liga
Lyoni francez ka nisur prej raundit të tretë kualifikues. E eliminoi Sparta Pragën.
Pjesëmarrjen në fazën e ligës të Championsit e kërkojnë edhe Milot Avdyli e Veton Tusha me Celjen e Sllovenisë.
Celje barazoi 1:1 në Sllovaki me Slovan Bratislavën. Golin për Celjen e kishte shënuar Avdyli. Sulmuesi kosovar realizoi supergol.
Celje, të mërkurën e pret Slovan Bratislavën në ndeshjen e kthimit.
Edhe
Muriqi e Mallorca bëjnë hap të madh drejt mbijetesës
Të martën janë ndeshjet Sabah Baku - Hapoel Beer Sheva, Bodo Glimt – Nijmegen dhe LASK – Celtic.
Ndërsa të mërkurën zhvillohen takimet AEK Athens – Levski Sofia, Celje – Slovan Bratislava, Lyon – Fenerbahçe dhe Viking – Dinamo Zagreb.