Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, do mblidhet ditën e sotme në orën 16:00, ku pritet të merret vendimi për pushimin pranveror dhe të rishikohen masat në fuqi.
Hoti ka shkruar se janë takuar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin, ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj, përfaqësues të SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve.
Ditë më parë është paralajmëruar që të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë do kenë pushim njëjavor ku më pas do vendosej nëse procesi mësimor do kalojë në online. Kjo po bëhet për shkak të rasteve të shumta pozitive me COVID-19 në ditët e fundit në vend.
-
S’ka vendim për pushim në arsim, Komiteti kundër COVID-it mund të vendosë të premten
-
Nesër mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës epidemiologjike
-
Hoti me krerë të komunave sot diskutojnë për masat kundër pandemisë
-
Hoti sot mban takim virtual me kryetarët e komunave për masat e reja kundër pandemisë
-
Sot mblidhet Komiteti për koordinimin e situatës me koronavirus