Hoti: Nuk do t’i pengojmë organet e drejtësisë, do të përballemi me to

- 13:19Hoti: Nuk do t’i pengojmë organet e drejtësisë, do të përballemi me to
- 12:30Hoti nga Tirana shpreh gatishmërinë për dialogun me Serbinë
- 12:19Rama: Specialja të mos deformohet në një padrejtësi ndaj Kosovës dhe UÇK-së
- 10:19Hoti fillon vizitën në Tiranë
- 08:16Kryeministri Hoti sot viziton Tiranën
Hoti: Nuk do t’i pengojmë organet e drejtësisë, do të përballemi me to
Kryeministri Avullah Hoti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, la të kuptohet se nuk do të ndërmerren veprime për t’u zhbërë Gjykata Speciale.
Kur është pyetur edhe për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe për mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale, tha se është e drejtë elementare e çdo njeriu për të protestuar ndërsa nuk do të merren veprime për t’i penguar organet e drejtësisë.
“E drejta për protestë është e drejtë elementare, por ne gjithashtu siç kemi treguar në të kaluarën kulturë politike dhe institucionale për të respektuar obligimet ndërkombëtare, edhe kësaj radhe do të sillemi njësojë siç kërkojnë organet e rendit dhe drejtësisë. Nuk është e udhës të bëhen veprime për t’i penguar organet e drejtësisë por për t’u përballur me to”, tha ai.
Hoti nga Tirana shpreh gatishmërinë për dialogun me Serbinë
Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me homologun e tij Edi Rama, deklaroi se u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve.
Hoti nga Tirana njoftoi se priten tri projekte të rëndësishme, siç është porti i Durrësit, hekurudhat dhe projekti për energji elektrike.
“Falënderoj për mirëpritjen vëllazërore. Besoj që tani kemi kaluar në terma praktik të bashkëpunimit ndërmjet nesh. Do të rregullojmë në mbledhjen e ardhshme projektet. Porti i Durrësit është projekti i ardhshëm për mallrat që hyjnë nga Kosova. Do të zgjedhim këtë problem, po ashtu edhe për furnizim me energji elektrike për Kosovën, si dhe projekti për hekurudha. Në këtë vit mund të gjenden fonde për nisjen e projektit”, tha Hoti, raporton EO.
I pari i Qeverisë deklaroi se është i gatshëm për rifillim të dialogut, më qëllimin e vetëm, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jam i gatshëm të takohem me z.Grenell për të rifilluar dialogun me qëllim të njohjes reciproke ndërmjet dy vendeve”.
Hoti ka deklaruar tani për tani Qeveria është stabile dhe se Hashim Thaçi mban pozitën e presidentit.
Por, nëse tha ai se presidenti jep dorëheqje, koalicioni qeverisës do të gjejnë zgjidhjen për vendin.
“Asnjëherë nuk përgjigjem në pyetje hipotetike. Qeveria është stabile presidenti ka mandat. Nëse presidenti jep dorëheqje, Do të ulemi për te gjetur zgjidhje për vendin”, tha ai.
Rama: Specialja të mos deformohet në një padrejtësi ndaj Kosovës dhe UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe gjatë takimit me homologun e tij, Avdullah Hoti i ka dalë në krahë presidentit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli pas propozim-aktakuzave për krime lufte.
Rama në një konferencë të përbashkët për medie me Hotin theksoi se Gjykata Speciale nuk duhet të deformohet në një padrejtësi ndaj Kosovës dhe luftës së UÇK-së.
“Ajo fletërrufe duhet të përbëjë një motiv të fortë nxitës për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës. Qofshin këta në Kosovë, Shqipëri, apo Maqedoni të Veriut për të qenë të njëzëshëm që drejtësia të jetë e drejtë dhe procesi gjyqësor i mundshëm si rezultat i angazhimit të Kuvendit të Kosovës në miratimin e një Gjykate Speciale për të zbardhur akuzat për krime lufte të mos deformohet në një padrejtësi ndaj Kosovës dhe Luftës Çlirimtare të Kosovës”, tha ai, raporton ksp.
Derisa shtoi se ky qëndrim i tij nuk ka të bëjë me ndonjë përpjekje për të penguar politikisht Gjykatën Speciale.
“Ky qëndrim nuk ka të bëjë me ndonjë përpjekje për të penguar politikisht një proces të drejtë ligjor. Por ka të bëjë me diskreditimin publik të këtij procesi përmes një shpallje mediatike të panjohur në sistemin e drejtësisë. Kam pa deklaratat e ndërkombëtare që ky është një hap pozitiv, por aty vetëm hap pozitiv nuk ka. Aty është një hap shumë shqetësues”, tha ai.
Hoti fillon vizitën në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur në Tiranë.
Ceremonia e pritjes u zhvillua në pallatin e Brigadave. Kjo është vizita e parë zyrtare e Kryeministrit të Kosovës në Tiranë. Aty u prit nga kryeministri Edi Rama.
Pas takimit është paralajmëruar konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave shqiptarë.
Në ora 13:00 është paraparë takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë.
Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në ora 14:00.
Në ora 14:45 do të ketë takim me mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Hoti në Bashkinë e Tiranës.
Ndërsa në fund të ditës, Hoti do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e partisë në ora 15:30.
Kryeministri Hoti sot viziton Tiranën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, të premten (sot) do të vizitojë Shqipërinë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Kjo është vizita e tij e parë si kryeministër i Kosovës në Shqipëri. Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas takimit me homologun Edi Rama në Pallatin e Brigadave, në orën 10:00, dy kryeministrat rreth orës 11:15 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton KOHA.
Deri më tani në mes Shqipërisë e Kosovës janë nënshkruar 77 marrëveshje, por që nuk kanë gjetur zbatim. Ndërkohë që me vendet e tjera të rajonit Shqipëria po zbaton hap pas hapi marrëveshjet e nënshkruara, me Kosovën ka një ngërç në zbatimin e marrëveshjeve. Në shkurt të këtij viti, sapo u votëbesua nga Kuvendi i Kosovës, ishkryeministri Albin Kurti ka vizituar Tiranën, ku është takuar me homologun shqiptar Edi Rama. Të dy kryeministrat u dakorduan që të çojnë përpara marrëdhëniet, duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë dhe gatishmëri të plotë reciprokisht.
Ish-kryeministri Albin Kurti bëri të ditur gjatë vizitës në Tiranë se janë dakorduar që të formojnë një komision ndërshtetëror, i përbërë edhe nga ministra e deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani të zbatohen, por edhe të shtohen me marrëveshje të reja. Me këtë rast kryeministri Edi Rama lajmëroi mbledhjen e radhës së dy qeverive, e cila do të mbahej në Shkodër, në fund të marsit, por që nuk u mbajt për shkak të pandemisë së COVID19, por edhe për faktin se pesë ditë para 31 marsit Kuvendi i Kosovës ka votuar me shumicë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Vuçeviq: Serbia e zhgënjyer me reagimin e KFOR-it

Kurti: Është jetike ringjallja e pluralizmit politik në mesin e serbëve të Kosovës

Policia vazhdon të qëndrojë në udhëkryqin që shpie për Banjskë

Mblidhen 32 mijë dollarë në SHBA për familjen e policit Bunjaku

Mediat e Vuçiqit “në zi”, sulmuesit e armatosur i cilësojnë “heronj”

Politikani serb: Të ndalohet puna politike e organizatës kriminale “Lista Serbe”

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Banjskë

Sot vendoset si të procedohet tutje pas përfundimit të bastisjeve në Banjskë

Mot kryesisht me diell sot

DASH: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë për shtensionim është i nevojshëm

Kabashi-Ramaj: Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë momentum për të marrë avantazh në negociata
