Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka kërkuar nga bashkëatdhetarët që do të shfrytëzojnë verën për të kaluar në vendlindje, që gjatë rrugës tranzit të kenë kujdes kur kalojnë nëpër Serbi.
MPJD-ja i ka rekomanduar diasporës që të planifikojë me kohë dhe me kujdes të shtuar rrugëtimin nëpër Serbi.
“Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në apelin e MPJD-së.
Artikuj të ngjashëm
-
MPJD-ja bën thirrje që të shmanget kalimi nëpër Serbi
-
MPJD-ja bën thirrje që të shmanget transiti përmes Serbisë
-
MPJD-ja kërkon të mos udhëtohet drejt Kosovës përmes Serbisë
-
Qeveria fton qytetarët të shmangin udhëtimet nëpër Serbi
-
MPJ-ja publikon udhëzimet orientuese për personat që udhëtojnë transit drejt Kosovës