Ambasada e Zvicrës në Kosovë i ka quajtur spekulime informacionet se shteti helvetik ka ndërprerë investimet në Mitrovicën e Veriut, “pasi që nuk dëshiron të shpenzojë mjete në një territor që diskutohet se do t’i bashkëngjitet një shteti tjetër, në këtë rast Serbisë”.
Në një përgjigje për KOHËN, ambasada e Zvicrës ka thënë po ashtu se spekulimet për ndryshimin e kufijve të Kosovës nuk merren parasysh për projektet e saja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjigjen e ambasadës zvicerane të cilën e kanë dhënë për gazetën “Koha Ditore” thuhet se diskutimi për kufijtë e Kosovës është i pavlefshëm.
“Shteti i Zvicrës implementon projektet e saj në Kosovë me partnerët e saj serioz duke u bazuar në marrëveshjet dhe rregullat. Sovraniteti i Kosovës dhe integriteti i saj territorial është i padiskutueshëm. Spekulimet për shkëmbim të territorit, lëvizje të kufirit etj, nuk kanë fuqi ligjore dhe nuk mund të merren parasysh për zbatimin e projekteve tona”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.