Gjermania ka ndërprerë bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha, për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në veri, ka konfirmuar për KOHËN Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Në një përgjigje të enjten, nga kjo ambasadë kanë thënë se masat përfshijnë “shtyrjen e konsultimeve qeveritare për bashkëpunimin për zhvillim, pezullimin e partneritetit të parashikuar bilateral rreth klimës dhe dorëzimin e pajisjeve specifike për ofruesit e sigurisë”.
Kjo Ambasadë ka thënë se ndër masat nuk prekin “projektet me sektorin e shoqërisë civile, si dhe projektet që veçse kanë nisur së zbatuari”.
Ambasada po ashtu ka thënë se projektet e prekura nga masat mund të rifillojnë “në çdo kohë”.
“Kjo kërkon zbatimin urgjent të masave të nevojshme për shtensionimin e situatës në komunat në veri. Gjermania mbështet në mënyrë eksplicite përpjekjet e BE-së, punën e përfaqësuesit special të BE-së, Lajçak, dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në përgjigjen e kësaj ambasade.
Edhe
Gjermania për mbylljen e zyrave paralele në veri: Veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka nisur zbatimin e sanksioneve ndaj Kosovës dhe se për këtë e ka njoftuar edhe Qeverinë më 28 qershor.
-
Rohde: Jam i frustruar që masat ndaj Kosovës s’janë hequr ende
-
Ambasadori Rohde shprehet i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Rohde pajtohet që të mos ketë struktura paralele, por s’e përkrah mënyrën se si Kosova po i mbyll
-
Gjermania i kërkon Serbisë që t’i rishqyrtojë projektligjet për Kosovën